-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: OSHEE detyron punonjësit të sigurojnë vota për Hoxhën

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka denoncuar publikisht në rrjetet sociale presionin që qeveria po ushtron mbi administratën publike për të ndikuar në procesin zgjedhor. Ai ka shpërndarë një foto të një formulari, të cilin, sipas tij, punonjësit e OSHEE-së janë të detyruar ta plotësojnë, ku kërkohet që secili prej tyre të sigurojë 10 votues për Ministrin e Brendshëm në detyrë, Ervin Hoxha.

Këlliçi thekson se punonjësit janë kërcënuar me humbjen e vendit të punës nëse nuk përmbushin këtë detyrë dhe tregon se dy numra telefoni të bashkangjitur në formular përdoren për të verifikuar votuesit. Ai e cilëson këtë si një praktikë të qartë patronazhimi politik, duke theksuar se ky proces vazhdon deri një ditë para heshtjes zgjedhore.

Duke kërkuar ndërhyrjen e SPAK-ut, Këlliçi e cilëson këtë manipulim të votës si një krim elektoral, që kërkon hetim të menjëhershëm. Ai shton se hetimi mund të fillojë menjëherë me këtë material, duke e konsideruar çdo vonesë si të papranueshme dhe të dëmshme për integritetin e procesit zgjedhor.

Në postimin e tij, Këlliçi shkruan:

“Ky formular u shpërndahet punonjësve të OSHEE-së në Tiranë, ku ata detyrohen të sigurojnë 10 votues për Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, duke u kërcënuar me humbjen e vendit të punës. Dy numrat e telefonit përdoren për të verifikuar votat, dhe ky proces vazhdon deri një ditë para heshtjes zgjedhore. SPAK mund të nisë hetim bazuar në këtë denoncim, pasi provat janë të qarta dhe manipulimi i votës është skandaloz. Çdo vonesë është e papranueshme dhe e dëmshme për procesin zgjedhor.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit