-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Durrës: 11 maji, dita që do të na afrojë me Europën

Kryesoret

Në fjalimin e tij gjatë mitingut përmbyllës në Durrës, kryetari i PS, Edi Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve durrsakë që më 11 maj të mbështesin PS dhe të votojnë për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rama theksoi se Durrësi ka qenë një “qendër e rëndësishme” për Shqipërinë dhe se është e pamundur për të imagjinuar se ata që nuk e duan PS, do të mbështesin një parti si PD, që sipas tij është “në koma”.

Ai gjithashtu ironizoi opozitën duke thënë se PD është si një “bufi kënete”, që do të mbajë qytetarët e Durrësit peng dhe se kjo është “trishtim”. Për më tepër, Rama u shpreh se flamuri i PS bashkohet me atë të Bashkimit Europian, duke theksuar se është koha që qytetarët të mbështesin ndryshimin dhe të angazhohen për përparimin e Shqipërisë.

“E për më tepër të mendosh që qytetarët durrsakë të mbeten peng pas një bufi kënete është trishtim”, tha Rama, duke iu drejtuar atyre që janë kundër PS. Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Durrësit dhe më gjerë që të mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit