-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Topalli: Manipulim i votës në Greqi, kutitë mbërrijnë të mbushura

Kryesoret

Jozefina Topalli e ngarkuara për diasporën në Partinë Demokratike, ka ngritur një sërë akuzash të rënda lidhur me procesin e votimit të shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Sipas saj ndonëse shumë qytetarë nuk kanë mundur të marrin zarfin për të ushtruar të drejtën e votës, në Tiranë po mbërrijnë masivisht kuti të mbushura me vota nga ky shtet.

Topalli ngriti dyshime për një ndërhyrje të organizuar në shpërndarjen e zarfeve dhe kërkoi që kutitë që vijnë nga Greqia të trajtohen ndaras nga ato të vendeve të tjera, për të garantuar transparencën e procesit.

“Ne si forcë politike nuk jemi për sanksione, por për ruajtjen e integritetit. I bëjmë thirrje KQZ që kutitë që vijnë nga Greqia të trajtohen në mënyrë të veçantë dhe mos bashkohen me vendet e tjera meqë ne kemi dyshime për skemën e manipulimit të votës. Përsëris thirrjen ndaj OSBE ODIHR që të ketë vëmendje të veçantë me atë që po ndodh me manipulimin e votës në Greqi. SPAK i përsëris që të hetojë këtë skemë.”

“Vazhdojmë të kemi skema të krimit zgjedhor. Është kthyer jo në shqetësim, por në një alarm të fuqishëm për integritetin e votës në Greqi…”, theksoi Topalli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit