-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedi në Has, vret fqinjën për hakmarrje, pas plagosjes së prindërve

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Pla të Hasit, ku një konflikt i vjetër për pronat mes dy familjeve ka përfunduar me një vrasje, dy të plagosur rëndë dhe dy të arrestuar. Ngjarja kulmoi pas një akti dhune që ndodhi disa ditë më parë, kur Artjola Sallahu, 21 vjeç, dhunoi rëndë me sëpatë prindërit e Ylber Jakut, për shkak të një përplasjeje për pronësinë. Për këtë ngjarje, ajo u vu në “arrest shtëpie”.

Dy ditë pas sulmit ndaj prindërve të tij, Ylber Jaku, 41 vjeç, u kthye nga Anglia dhe qëlloi për vdekje me armë zjarri Ryshyt Sallahun, 34 vjeç, vëllain e vajzës që kishte ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij. Sipas policisë, ai i kishte zënë pritë viktimës pranë banesës dhe e qëlloi tetë herë me pushkë, duke i marrë jetën në vend.

Ngjarja tragjike vjen pas një konflikti të pazgjidhur që zgjat prej më shumë se 20 vitesh mes dy familjeve fqinje, për një rrugë kalimi që sipas të dyja palëve cënon pronësinë e tyre. Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet, ndërsa Ylber Jaku është arrestuar në flagrancë dhe arma e krimit është sekuestruar.

Burime hetimore thonë se Jaku kishte paralajmëruar hakmarrjen në rrjete sociale gjatë udhëtimit të tij nga Anglia, pak orë para se të kryente krimin. Para vrasjes, ai kishte vizituar prindërit e tij të plagosur në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku mësohet se është prekur rëndë nga gjendja e tyre shëndetësore.

Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha kallëzimet e mëparshme që lidhen me konfliktin mes familjeve Jaku dhe Sallahu, ndërkohë që pritet dëshmia e autorit dhe përditësimi i gjendjes shëndetësore të të moshuarve të plagosur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit