-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi thirrje qytetarëve: Merrni pjesë të dielën, ndëshkoni me votë hajdutërinë, tiraninë e Ramës

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime ditën e dielë. Blushi u shpreh se vetëm 48 orë ndajnë nga ndarja me varfërinë dhe mjerimin që ka mbulura çdo vatër shqiptare.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të ndëshkojnë me votë kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij. Blushi tha se vota për numrin 1 për Partinë Demokratike është për familjen dhe mbrojtjen e saj nga skamja dhe mizerja ekonomike. Gjithashtu kërkoi që me 11 maj të votohet edhe Ilir Metaj deputet në qarkun e Tiranës.

“Edhe 48 orë për t’u ndarë nga lëngata, varfëria dhe mjerimi që sekti kriminal i “Rilindjes” mbolli në çdo vatër shqiptare, duke shkretuar si murtajë Shqipërinë nga forca më aktive dhe krijuese, nga të rinjtë e të rejat, nga intelektualët, nga mbi 1 milion shqiptarë.

I bëjmë thirrje çdo qytetari për të ndëshkuar me votë hajdutërinë, tiraninë, ligësinë, harbutërinë, pashpirtësinë dhe përjashtimin që Edi Rama me narkoqeverinë mbolli në 12 vite.

Të marrim pjesë masivisht në referendumin historik të 11 Majit. Vota është fuqia e vërtetë dhe me e madhe e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh.

Vota në 11 maj për Nr.1 është votë per familjen dhe mbrojtjen e saj nga skamja dhe mizerja ekonomike.

Vota ne 11 maj për Nr.1 eshte nje vote kunder prindit 1 dhe prindit 2, eshte vota per nenen dhe babain dy kolonat mbajtese te familjes dhe shoqerise.
Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision i larte patriotik dhe qytetar ndaj askush nuk duhet të mungojë!

11 Maji është një mundësi e madhe edhe për socialistët e ndershëm që të ndëshkojnë me votë keq-qeverisjen, plackitjen dhe korrupsionin e tmerrshem te “Rilindjes”, që nuk ka asgjë socialiste.”, tha Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit