-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Papa Leo XIV do të mbajë sot meshën e parë në Kapelën Sistine

Kryesoret

Papa Leo XIV do të mbajë Meshën në Kapelën Sistine në orën 11:00 sipas orës lokale, një ditë pasi u zgjodh si Papa i ri. Udhëheqësit botërorë i kanë shprehur urimet e tyre udhëheqësit të ri të Kishës Katolike.

Ai është papa i 267 i Kishës Katolike dhe amerikani i parë që është zgjedhur papë. Zgjedhja e tij u bë në votimin e tretë të enjten, në ditën e dytë konklavës.

Njoftimi për zgjedhjen e tij u bë nga një kardinal nga ballkoni në Bazilikën e Shën Pjetrit i cili shqiptoi fjalët latine “habemus papam” (kemi papën e ri).

“Paqja qoftë me të gjithë ju”, ishin fjalët e para të papës amerikan gjatë adresimit nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit.

Ai tha se dëshiron që mesazhi i paqes “të hyjë në zemrat e huaja, të arrijë te familjet tuaja dhe të gjithë njerëzit, kudo që jeni”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit