-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: Shqipëria hap fazën e mbylljes së negociatave, objektiv anëtarësimi në BE brenda 2030

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama komentoi në podkastin “Flasim” hapjen e fazës së mbylljes së negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke e cilësuar këtë si një moment historik dhe një certifikim të punës së gjatë dhe reformave të vendit.

“Javën që lamë pas, pikërisht më 26 maj, 30 vjet pas 26 majit të dhunës, të përgjakjes së opozitës dhe grabitjes së votave, erdhëm në ditën kur Shqipëria hyri në fazën e re dhe të fundit të rrugëtimit të saj europian, duke mbyllur fazën e çeljes së kapitujve të negociatave dhe duke hapur fazën e mbylljes së tyre. Ky është një moment jashtëzakonisht kuptimplotë, certifikim absolut i një pune të palodhur gjatë një kohe të gjatë, rezultat i transformimeve të thella që vendi ynë ka bërë në dekadën e fundit, i reformave të vështira e sfiduese, dhe i konstatimit se institucionet tanimë janë ngritur, por që kërkon konsolidimin e shtetit ligjor dhe të hapësirës së lirive individuale. Bashkimi Europian konfirmon përmbushjen e suksesshme të detyrave, sidomos në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe funksionimin e institucioneve demokratike, dhe tani na pret faza më e vështirë për të arritur anëtarësimin deri në vitin 2030,” tha Rama.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit