-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë legjenda e volejbollit Kreshnik Tartari

Kryesoret

Sporti shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta të një prej figurave më të njohura të volejbollit për femra, ish-trajnerit të Dinamos, Kreshnik Tartari, i cili u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Tartari konsiderohet si një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e volejbollit shqiptar për femra, duke ndërtuar breza të tërë sportistesh që dominuan kampionatin vendas dhe arritën rezultate të rëndësishme edhe në arenën ndërkombëtare, ku Dinamo u rendit dy herë mes katër skuadrave më të mira të Europës.

Nën drejtimin e tij, ekipi i femrave të Dinamos u kthye në një forcë dominuese të sportit shqiptar, duke fituar 11 tituj kampionë radhazi dhe 20 në total, duke nisur nga viti 1974.

I lindur në Tiranë më 21 korrik 1943, Tartari ka dhënë kontribut të rëndësishëm si volejbollist, trajner dhe drejtues sportiv, si në klub ashtu edhe në ekipin kombëtar. Për kontributin e tij ai është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit