Ditën e sotme do të bëhet përpjekja e 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe seanca do të fillojë në orën 10:00.
Në katër seancat e fundit, Lëvizja Vetëvendosja vendosi që të votojnë në mënyrë të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. E propozuar për kryeparlamentare Albulena Haxhiu ka arritur të marrë 56 vota dhe për tu zgjedhur i duhen 61.
Ndërkohë pritet nëse sot do të arrijnë që të bien dakord PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe në lidhje me zgjedhjen e Haxhiut.









