-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më sulmuan dhe më morën telefonin”/ Kreu i LVV-së në Skënderaj akuzon kryetarin e komunës

Kryesoret

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, Hysni Mehani, ka raportuar një sulm fizik ndaj tij, që sipas tij është kryer nga kryetari i komunës, Sami Lushtaku, dhe shoqëruesit e tij.

Ngjarja ka ndodhur në një kafeteri në qendër të qytetit dhe Mehani ka bërë thirrje për ndërhyrje nga policia.

“Te dashur miq jam sulmuar nga Sami Lushtaku dhe banda e tij. Telefonin personal ma kanë marrë.

Lus policinë të mbrojë familjen time dhe ftoj familjarët për përmbajtje”, njoftoi Mehani përmes rrjeteve sociale.

Policia akoma nuk ka dhënë detaje për rastin.

Mehani së fundmi ishte emëruar në pozitën e zëvendësministrit të financave.

Ndërkohë, LVV ka postuar:

Sot, në kafeterinë “Solo” në qendër të Skenderajt, është sulmuar brutalisht nga Kryetari i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku dhe truprojat e tij, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, kandidati për deputet dhe Kryetari i Qendrës së LVV-së në Skënderaj, Hysni Mehani. Ky sulm fizik ndodhi në kohën kur z. Mehani ishte duke pirë kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të LVV-së.
Fillimisht, Hysni Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë. Pas përpjekjes së Sekretari të Qendrës, Bahri Zabeli për të parandaluar përshkallëzimin është sulmuar dhunshëm nga shoqëruesit e Sami Lushtakut edhe ai duke pësuar goditje të rënda. Hysni Mehani aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor.
Ky sulm fizik bandistesk tregon qartë për se këta njerëz nuk e kanë vendin në udhëheqje të institucione publike qendrore e lokale. Kërkojmë nga organet kompetente të trajtojnë rastin me urgjencë dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore ndaj përgjegjësve. Po ashtu, kërkojmë nga Partia Demokratike e Kosovës dënimin e këtij akti.
Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon ashpër këtë sulm fizik, por njëkohësisht u tregon gjithë këtyre se nuk mund ta trembin as ta frikësojnë asnjë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e qytetar të Republikës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit