-sidi education-spot_img
21.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Topalli: Zarfet e Greqisë dorëzohen dorazi në KQZ, të bëhet auditimi

Kryesoret

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike në diasporë, Jozefina Topalli ka denoncuar sërish problematikën e votimit të shqiptarëve në Greqi për zgjedhjet e 11 majit.

Topalli shprehet se sot janë dorëzuar zarfet me dorë në KQZ dhe duhet që të bëhet një analizë e detajuar e kutive të votimit. Ajo kërkon që të ndahen kutitë e votimit që vijnë nga Greqia me atë që vijnë nga Itali. Gjithashtu tregon se vetëm tre ditët e fundit kanë ardhur 22 mijë vota.

“Në Greqi, shtohen akoma shqetësimet. Sot janë dorëzuar zarfet me dorë në KQZ. Të ndahen kutitë që vijnë nga Greqia me kutitë që vijnë nga Italia. Të bëhet auditimi, sesi erdhi kutia dhe një analizë të kutive të votimit, që kanë sjellë anomali për mënyrën sesi kanë ardhur votat. Vetëm në tre ditët e fundit kanë ardhur 22 mijë vota. Nëse zarfet dorëzohen me dorë, ky është krim zgjedhor. Të ndalet dorëzimi i zarfeve dorazi. Kemi dorëzuar kërkesën për këto krime elektorale. Kthimi i shërbimit sipas kontratës të DHL-së në shërbim të ofruar të strukturave të PS-së, nxjerr loje gjithë procesin që ka ndodhur në shtetin fqinj.”, shprehet Topalli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit