-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Celibashi u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë parregullsitë zgjedhore përmes platformës online

Kryesoret

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ftuar qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi që mund të konstatojnë gjatë procesit të votimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Celibashi theksoi se qytetarët mund të përdorin një platformë të përditësuar online për të bërë denoncime në mënyrë të thjeshtë, të sigurt dhe konfidenciale.

Sipas tij, kjo nismë synon të forcojë transparencën dhe të rrisë besimin në procesin zgjedhor, duke u dhënë votuesve një rol aktiv në mbrojtjen e integritetit të zgjedhjeve.

Platforma u krijua për të ndihmuar në identifikimin dhe adresimin në kohë të shkeljeve të mundshme dhe është pjesë e përpjekjeve të KQZ për të garantuar një proces sa më të drejtë dhe të besueshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit