Një 51-vjeçar është arrestuar në Pire, Greqi me qëllim ekstradimin në Shqipëri.
51-vjeçari Ardian Ahmetaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”.
51-vjeçari dyshohet se në vitin 2019 në Lushnjë në bashkëpunim Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin kanë vrarë me armë zjarri Besnik Hidën.
Ndërkohë Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim ekstradimin e 51-vjeçarit në Shqipëri.