Kryebashkiaku i Newark, qyteti më i madh i New Jersey-t, Ras Baraka u arrestua nga agjentët federalë gjatë një proteste të mbajtur në një qendër paraburgimi për emigrantë, pas një përplasjeje ku u përfshinë edhe tre anëtarë të Kongresit të SHBA-së.
Alina Khaba, këshilltare e ish-presidentit Donald Trump dhe aktualisht prokurore e përgjithshme e New Jersey-t, konfirmoi arrestimin e tij.
“Kryebashkiaku i Newark-ut, Ras Baraka, hyri pa leje dhe injoroi paralajmërimet e shumta nga agjentët e Sigurisë Kombëtare për t’u larguar nga qendra e ICE-së në Newark. Ai zgjodhi të injorojë ligjin me vetëdije. Kjo nuk do të tolerohet. Ai u mor në paraburgim. Askush nuk është mbi ligjin.”, shkroi ajo në X.