Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lënë selinë blu pas rreth orës 01:00 pas mesnate.
Ai është larguar bashkë me përfaqësuesit e fushatës elektorale, përfaqësuesit e Chris LaCivita. Në seli ndodhen vetëm përfaqësues të shtabeve elektorale që po ndjekin procesin e numërimit.
Gjatë qëndrimit në seli, Berisha ka pasur takime intensive me disa prej përfaqësuesve të PD në terren që i raportonin rreth ecurisë së mbarëvajtjes së procesit.