Kandidati për deputet i PD në Dibër, Xhelal Mziu akuzon PS dhe eksponentë të kësaj partie se kanë blerë dhe vjedhur votat në qarkun e Dibrës.
PS deri tani ka fituar 58.82% të votave, ndërsa PD-ASHM vetëm 36.81%.
“Nuk mund të pranojmë një rezultat ku janë hedhur miliona euro në këmbim të votës, besoj që kushdo e kupton.
Shoh një tendencë të zonave të cilat duhet të kishim një rezultat të thellë, shpresoj ta ruajmë mandatin e tretë në Diber, por varet nga shuma që kanë hedhur”, u shpreh Mziu.