-sidi education-spot_img
18 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tritan Shehu: PD do të ketë rezultat të mirë në Gjirokastër

Kryesoret

Kandidati për deputet nga Gjirokastra Tritan Shehu, ka shprehur besimin se Partia Demokratike do të arrijë një rezultat të mirë në këtë qark. Në një deklaratë për mediat, Shehu theksoi se është ende herët për të dhënë një vlerësim përfundimtar, pasi procesi i numërimit të votave është ende në vazhdim.

“Është akoma shpejt për të folur për rezultatin, presim numërimin e kutive të tjera”, tha Shehu, duke shtuar se ai është i bindur që do të arrihet një rezultat që do të reflektojë vullnetin e qytetarëve të Gjirokastrës kundrejt qeverisjes aktuale.

Shehu shprehu optimizëm se Partia Demokratike do të arrijë të përfaqësohet me dy deputetë nga Gjirokastra, duke thënë se presin një rezultat të favorshëm, i cili do të pasqyrojë mbështetjen për PD dhe ndryshimin që ata kërkojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit