Në qarkun e Tiranës ka filluar numrimi i votave preferenciale për secilin kandidat. Në radhët e Partisë Socialiste nga 120 kuti të numëruara, kryeson Blendi Gonxhja me 5333 vota.
Ndërsa i dyti renditet ish ministri Fatmir Xhafaj me 2123 vota, ndërsa i treti Ornaldo Rakipi me 1366. Në vend i katërt renditet Erion Braçe me 1256 vota.