Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë urgjente Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kanë shprehur shqetësimin dhe ka kërkuar pamjet filmike nga kamerat e QV nr. 1972-00QV nr 1973-00
QV nr. 1974-00
QV nr. 1974-01
QV nr. 1975-00
QV nr. 1975-01 në të gjitha KZAZ nr 40 në Tiranë.
Partia Demokratike kërkon që të tregon pamjet e numërimit të votave në të gjitha KZAZ nr 40 në Tiranë.
Përfaqësuesi i PD në KQZ, Franc Nuri në një intevistë ka thënë se të gjitha votat që PS kishte marrë në diasporë janë të plotësuara nga e njëjta dorë. Sipas tij kjo e tregon kryqi i njëjtë në çdo fletë.
Nuri theksoi se ndryshimi i ngjyrës së fletëve, të votimeve jep dyshimet se janë importuar nga jashtë qendrat e votimit, në mënyrë që të hidhen në kuti dhe ti kalojë vota Partisë Socialiste.
“Në këto zona ne kemi burime se janë mbushur kutitë e votimit. Janë dy fenomene, 1 treni bullgar nxirret fleta e votimi e vlefshme dhe i jepet burrit kundrejt pagesës dhe ti jepet burrit tjetër që ta futë brenda. Dhe ajo që është parë aty është rasti i dyshuar mbushja e kutisë që janë parë fletë të palosura jo mirë. Një fletë votimi normalisht paloset në katër pjesë, dhe nuk ishte vetëm një fletë por ishin katër njëra pas tjetrës. Pra është dyshimi që është janë vendosur njëra-pas tjetrës. Ne kemi dyshim që ‘treni bullgar’ ka ndodhur edhe në qendra votimi të tjera, në të gjithë Shqipërinë. Por fokusi jonë ka qenë në indiciet që kanë dalë sot, qendër gjatë numërimit në KZAZ në Tiranë. Pra u konstatua nga numëruesit e PD që ishin disa fleta të palosura, ishte rasti i fletëve me ngjyrë të dallueshme. Ngjyra është elementi thelbësor. Pra nisur nga të gjitha këto elementë ne kemi dyshime edhe për disa qendra votimi të tjera në atë zonë. Elementi i sigurisë në fletën e votimit është një element thelbësor sepse ato janë rregullat, të krijuar nga KQZ. Fleta e votimit ka ngjyrë të përcaktuar që në fillim madje edhe peshë të përcaktuar. Mungesa e një nga këto elementë do të thotë që janë importuar nga vende të tjera. Prandaj ne po kërkojmë që të shohim kamerat, që të shikojmë realisht se sa qytetarë kanë votuar, dhe çfarë ka ndodhur gjatë gjithë ditës a ka pasur kontroll të votës. A ka pasur presione edhe të tjera me radhë. Prandaj problematike është që ka ndodhur në disa qendra votimi dhe ka dyshime se ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë. Vetë rezultati, që është në përfundimin e kutive të numërimi po tregon tek ata që po fitojnë se vetë nga ana e tyre nuk ka një entuziasëm, sepse e dinë fare mirë. Ndonjëherë nuk është e thënë që të merret një qendër votimi direkt nga komisioni, prodhohen sasi pesë të fletës së votimit. Ligji përcakton që prodhohen dhe fleta shtesë të votimi që janë rezerva. Ajo që ka të bëjë është fakti që kur dallohet tek plotësimi i fletës, por unë kam qenë në Parkun Olimpik ku numëroheshin votat e diasporës, aty duket se votat e PS janë të plotësuara nga e njëjta dorë nga mënyra e vendosjes së kryqit. Apo një fenomen tjetër që qytetarët nuk e dinë, ka shumë pak vota PS që kryqi është vendosur në numrin 5, por e ka tek kandidati. Pra ç’janë këta që marrin vetëm vota personale kandidatët por jo partia. Po të shikoni ka pasur dhe reagime lidhur me Elbasanin ku edhe midis partive ka pakënaqësi të mëdha ka filluar numërimi i kandidatëve, dhe do ta shikoni se nuk është normale.” tha Nuri.