Në Qarkun e Shkodrës, janë numëruar 401 kuti nga 405, dhe Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka siguruar 37,808 vota, që përfaqësojnë 40.2% të totalit.
Pas PD-së, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka grumbulluar 35,305 vota, duke arritur 37.5% të votave.
Rezultatet e tjera të renditura janë: Partia Mundësia me 1.2%, Lëvizja Bashkë me 0.5%, Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) me 0.1%, dhe partite e tjera si AKSH dhe Lëvizja Atdheu, të cilat kanë marrë më pak se 1%.