Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Fier, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat u shpreh se nuk ka koment për rezultatin e humbjes. Bardhi falënderoi votuesit e qarkut Fier ku ai kryesonte listën.
“Përveç mirënjohjes me zemër për mbi 40 mijë qytetarë të qarkut të Fierit që pavarësisht terrorit në të gjitha drejtimet, qëndruan dhe zgjodhën alternativën më të mirë për Shqipërinë sonte nuk kam asnjë koment tjetër. Mirënjohje, mirënjohje dhe vetëm mirënjohje”, tha Bardhi.