Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar votat preferenciale në Tiranë. Berisha foli edhe për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili ndodhet në burg dhe nuk ka siguruar votat për tu bërë deputet. Ai tha se Metës po i bëhet një luftë e egër.
“Sa i përket Ilir Metës atij po i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjë njeriu ndonjëherë, nga armiku kryesor i votës së lirë, Edi Rama. Si është kjo? mbaje në burg që të fitojë. Kjo dëshmon efektin e terrorit politik ndaj tij”, tha Berisha.