Kryeministri Edi Rama në falenderimin për fitoren e mandatit të katërt të qeverisjes është i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe nga fëmijët.
Rama u ndal tek mamaja e tij dhe u shpreh se ajo ndihet krenare për Shqipërinë që po ndërtohet. Gjithashtu falenderoi edhe gruan e tij Linda Ramën.
“Shumica jashtë kufijve mendon njësoj si shumica brenda kufijve, për Shqipërinë në BE. Kjo do të thotë shumë për mua dhe për ne të gjithë. Nuk di sesi t’i falenderoj sa, dhe si duhet. Edhe këtë herë, njësoj si herën e shkuar, ime më, Aneta nuk më ndoqi, por duke qenë se edhe këtë herë, të dy u tërhoqen nga vareri në fushatë, dua t’u them të ma bëjnë hallall, po na shohin dhe janë krenar për mua dhe janë krenar për Shqipërinë që po ndërtojmë. Falenderimin më të veçantë e kam për të vetmen opozitë, Linda Ramën.
E vetmja opozitë që nuk e mund dot është Linda, por faleminderit që më pranon në qeverinë e unitetit. Linda i mban të gjithë në këmbë”, tha Rama.