Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në sheshin Skënderbej ka përgëzuar edhe partitë e vogla opozitare. Rama tha se partitë e vogla kanë bërë betejën e tyre dhe ui uroj që të rriten si aletrantive dhe të mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër.
“Shqipëria sot, është Shqipëri krejt tjetër dhe nuk duan ta kuptojnë që ky popull nuk ndryshon qeverinë që ka, pa ndryshuar opozitën që nuk e do.Koha do e thotë nëse rezultati është në fakt rezultat i një përballjeje përfundimtare. Ne u bëmë partia që e mishëruam fuqishëm në sytë e shqiptarëve, që e duan Shqipërinë zonjë e BE. Edhe pse rezultati përfundimtar nuk ka dalë akoma, unë dua t’i përgëzoj udhëheqësit e partive të vogla opozitare, bënë betejat e tyre. Uroj të mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër, por të rriten si alternativa”, tha Rama.