Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim shefen e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, eurodeputeten Nathalie Loiseau.
Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve i dorëzoi Vjosës raportin përfundimtar lidhur me zgjedhjet parlamentare të 2025.
Osmani e falenderoi eurodeputeten për angazhimin dhe profesionalizimin e treguar gjatë gjithë procesit zgjedhor. Ajo thekosi se këto zgjedhje ishin një dëshmi e pjekurisë politike dhe qytetare në Kosovë.
Gjithashtu nënvizoi se procesi i zgjedhjev i zhvilluar në mënyrë të qetë konfirmoi se demokracia në Kosovë është e gjallë, e qëndrueshme dhe në përparim të vazhdueshëm.