Kreu politik i qarkut të Gjirokastrës, Tritan Shehu teksa po hynte në selinë e Partisë Demokratike ka falenderuar të gjithë që u përballën me regjimin.
“Përshëndes të gjitha strukturat e Gjirokastrës dhe t’i falenderojë banorët e Gjirokastrës, drejtuesit, komisionerët, numëruesit që u përballën me një regjim. Regjimi nuk përmbyset me votë, por përmbyset në fillim dhe pastaj i hapet rrugë votës së lirë”, tha Shehu.
Më pas ai shtoi se “Regjimi përmbyset vetëm me lëvizje popullore, rrugë tjetër nuk ka! Do përmbyset, mos u shqetësoni”.