Policia Kufitare e Korçës ka proceduar penalisht një 66-vjeçar, pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria një shumë parash pa e deklaruar, në shkelje të ligjeve në fuqi.
Gjatë kontrollit të detajuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, forcat e rendit sekuestruan 30,500 euro që po transportoheshin me automjetin tip “Benz”.
Personi në fjalë akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.