Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi se përparimi në bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë është i pamundur pa një takim të drejtpërdrejtë midis Trump dhe Putinit.
Rubio theksoi se SHBA-të kanë pak shpresa se bisedimet e ardhshme të paqes në Ukrainë do të çojnë në një përparim.
Në konferencën e tij në Antalia, Rubio tha se “Presidenti është i gatshëm ta vazhdojë këtë për aq kohë sa të duhet për të arritur paqen. Megjithatë, ajo që nuk mund të bëjmë është të vazhdojmë të fluturojmë në të gjithë botën dhe të angazhohemi në takime që nuk do të jenë përsëri produktive”.