Të paktën 62 persona u vranë në Gaza, si pasojë e sulmeve ajrore izraelite gjatë natës. Rreth 9 zona të ndryshme u goditën në jug të territorit, me shumicen e viktimave që u shënuan në qytetin e Kan Junis.
Më në veri, Izraeli urdhëroi banorët të largohen nga pjesë të qytetit të Gazës duke paralajmëruar se ushtria e vet do të sulmonte me forcë intensive. Sulmet ajrore vijnë teksa bllokada izraelite ndaj ndihmave që hyjnë në Gaza vijon, e asnjë furnizim nuk është lejuar të hyjë në vend për 10 javë.