Drejtuesja politike e qarkut të Fierit, Belinda Balluku ne një prononcim për mediat tha se fitoren ia dedikoi emrave të kandidateve të rinj.
Balluku veçoi Ceno Klosin si më të votuarin, si dhe mjekin e Lushnjës, Asforaj Haxhiun. Ajo thekoi se kanë bërë zgjedhje të mirë për skuadrën e Partisë Socialiste.
“Sa i takon votës preferenciale unë e vlerësoj shumë sepse tregon që kemi bërë një zgjedhje të mirë në skuadrën tonë. Vota preferenciale është e shpërndarë, por kemi edhe vendet e para, siç është rasti i Ceno Klosit që kryeson listën me mbi 16 mijë vota, apo rasti i Asforaj Haxhiut që përfaqëson grupin e deputetëve të Lushnjës, apo rasti i Antoneta Dhimës që është me e votuara nga femrat, mbi 6 mijë vota. Rasti i Ceno Klosit është një djalë që është lindur në Fier, është rritur këtu është shkolluar këtu, pastaj me kontribute në PS, me arritje në karrierën e tij”, tha Balluku.