Presidenti Bajram Begaj priti homologen e Moldavisë, Maia Sandu dhe e uroi për rizgjedhjen e saj.
Begaj u shpreh se Shqipëria është në mbështetje të popullit të Moldavisë, i cili vazhdon që të luftojë për demokraci, begati dhe të ardhmen në Evropë. Gjithashtu vlerësoi marëdhëniet mes dy vendeve.
Begaj shprehu interesin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe me fokus zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, turizmit dhe në fushën kulturore.