-sidi education-spot_img
17.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marcon thirrje bizneseve: Investoni në Shqipëri

Kryesoret

Presidenti i Francës gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar u bëri thirrje bizneseve që të investojnë në Shqipëri. Macron nënvizoi se bernda dy viteve të ardhshme vendi do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu u shpreh i lumtur që kryeministri Edi Rama ka një udhëheqje të fortë dhe e ka të qartë synimin për tu anëtarësuar.

“Është jashtëzakonisht mirë që t’ju kemi në Europë, vini nga anë të ndryshme të botës. Ky është një vend stabël dhe i besueshëm. Në këtë botë mos i nënvlerësoni fuqitë e cilësive të tilla.

Jam shumë i lumtur që jeni këtu, përtej shakave që bëj me kryeministrin Edi Rama, sepse këtu në Shqipëri qartësisht keni në fakt pikën hyrëse në këtë rajon të Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë, është një pikë kyçe në Mesdhe ndaj ju inkurajoj të investoni në Shqipëri sepse keni një udhëheqje të fortë.

Nuk flas vetëm sepse është miku im, por ka sjellë rezultate, dhe në dy vitet që vijnë duke qenë se ka një mandate të qartë, do të jenë pjesë e BE-së dhe dua që të dini, të jeni të sigurt që ne si europianë do të japim rezultate tashmë që kemi një linjëzim të fortë midis Francës dhe Gjermanisë, do të bëjmë maksimumin që të realizojmë agjendën që folëm. Ju lutem investoni në Europë, besojini Europës, kemi nevojë për investimin tuaj, besimin tuaj në mënyrë që të realizojmë agjendën ambicioze.”, tha Macron.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit