-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Votat e diasporës, Topalli: Disa fletë të plotësuara nga e njëjta dorë

Kryesoret

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli është shprehur se gjatë numërimit të votave të diasporës janë konstatuar sipas saj disa vota me shkrim të njëjtë.

Topalli shprehet në ato fletë dukej edhe ngjyra e stilolapsit, si dhe të plotësuara nga e njëjta dorë

“Gjatë numërimit të votave të Diasporës janë konstatuar një numër votash për Partinë Socialiste, të cilat duken të jenë të plotësuara nga e njëjta dorë qoftë për nga forma e shenjës “+” ose “x”, ashtu edhe për nga ngjyra e stilolapsit.

Në rast se vëreni raste të tilla të përsëritura brenda të njëjtës kuti, do t’ju kërkonim që të ndërprisni procesin, të kontestoni fletën e votimit, ta mbani shënim në procesverbal dhe t’ia kaloni KZAZ-së për vendimmarrje, e cila po ashtu duhet të mbajë të njëjtin qëndrim si numëruesit që kemi të bëjmë me votim më shumë se një herë të një individi, që përbën vepër penale dhe si të tilla nuk mund t’i nënshtrohet numërimit dhe vlerësimit”, thuhet në reagimin e Topallit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit