Kryetari i PD-së, Sali Berisha ishte sot në SPAK ku u paraqit për masën e sigurisë detyrim paraqitje për dosjen Partizani. Ish-kryeministri sulmoi sërish Irena Gjokën në lidhje me dosjen greke.
“Dokumenti vërteton se Irena Gjoka është dënuar dhe dëbuar nga shteti grek dhe se ka mashtruar shtetin shqiptar qoftë për dënimin dhe dëbimin se kjo ka mohuar duke deklaruar se kurrë nuk ka pasur gjëra të tilla dhe ka autorizuar dhe ka paguar, ka marrë prokurë për të hequr këto masa.
Nuk mund të ketë më mashtrim ordiner dhe të dënueshëm se ky. Këtu ka një formular se ia mbyll Lubia. Sikur e shikoni gjykata Speciale drejtohet nga kriminelë specialë” tha ai.