-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humbja e PD në 11 maj, Beleri: Opozita duhet të bëjë gjithçka, qoftë edhe dorëheqjen e Berishës

Kryesoret

Eurodeputeti Fredi Beleri në një intervistë ka treguar se kryeministri grek, Kyriakos Mitostakis e priste fitoren e Edi Ramës në zgjedhjet e 11 majit.

Beleri ka shprehur se Mitsotakis është dashamirës i Shqipërisë, si dhe një nga kryeministrat që i dëgjohet zëri në Europë. Gjithashtu ka kritikuar dhe opozitën për këtë humbje të thellë dhe ka shprehur se i parë që duhet të mbajë përgjegjësi është Sali Berisha.

“Të dielën votojnë PS, të hënën kërkojnë vizë për Europë. Të njëjtët njerëz. Nuk është normale.

Opozita duhet të bëjë gjithçka. Qoftë dhe dorëheqjen e kryetarit që të sensibilizohet populli. Të ndryshojë situata. Nëse rezultati nuk arrihet, atëherë duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë, i pari kryetari.

Unë jam te komisioni parlamentar BE-Shqipëri. Sa herë që të bëjë komisioni ynë mbledhje, do jem i pranishëm. Nëse do të jetë Rama aty, atëherë fatkeqësisht do e kem përballë. Nuk mund të ankohen për Ramën se vetë e votuan.

Mitsotakis e priste që Rama do fitonte. Ai thotë që neve nuk na duhet kush do jetë. Mitsotakis është dashamirës i Shqipërisë dhe një nga kryeministrat që i dëgjohet zëri në Europë.

Shpresoj që të normalizohen marrëdhëniet. Nëse shqiptarët janë të kënaqur me rezultatin, me kandidatë të rinj që shpartallojnë ish-ministrat në zgjedhje, atëherë Mitsotakis është i kënaqur”, ka shprehur Beleri në “Shqipëria Live” në Top Channel.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit