Një 18-vjeçar është vënë nën hetim nga policia në Elbasan, pasi dyshohet se ka vjedhur para nga një dyqan në fshatin Mashan.
Sipas Policisë, i riu me inicialet S. L. ka marrë një shumë parash nga arka e dyqanit dhe është larguar. Pronari ka bërë kallëzim dhe menjëherë kanë nisur hetimet.
Çështja i është kaluar Prokurorisë, e cila do të vendosë për hapat e radhës.