Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi përplasjen e Flamur Nokës dhe Klevis Balliut me gazetarët në protestën e së premtes pasdite. Kishte kritika për të dyja palët.
“Kam falënderuar gazetarët për denoncimin e farsës elektorale. Të sugjeroj të lexosh raportet e OSBE-së cfarë thonë për mediat në Shqipëri. Ato thonë se u sollën si në diktaturë.
Këtu përjashtoj gazetarët e kronikës nga ky klasifikim sepse ka prej tyre se kanë rrezikuar shumë veten në raportimet që kanë bërë. Nuk e kam të gjithë episodin parasysh, jam për respektimin e gazetarëve.
Cdo politikan duhet të ketë një kujdes të vecantë në marrëdhënien me gazetarin, sikundër, në protesta kur ka një kauzë, gazetari duhet të ketë, nëse nuk e mbështet protestën, nuk duhet të marrë, të përpiqet të marrë porosi dhe të zbatojë porosi që nuk është vendi, pasi mund të krijojë gjaknxehtësira” tha ai.