Sipas raportimeve, pritet ndryshim në drejtimin e Policisë Vendore të Shkodrës. Pas rreth 11 muajsh në detyrë, drejtori aktual Gentian Berberi pritet të largohet, ndërsa në vend të tij mund të emërohet Dashamir Spaho.
Spaho ka mbajtur më herët detyra drejtuese në Policinë e Shtetit dhe aktualisht pritet rikthimi i tij në Shkodër si drejtor.
Ndryshimet vijnë pas disa lëvizjeve të fundit në strukturat lokale, përfshirë edhe pezullimin e shefit të Komisariatit të Velipojës, Bekim Lika, pas një rasti me kultivim kanabisi në zonë.
Zyrtarizimi i ndryshimeve pritet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.









