Kosova dhe populli i Kosovës për shkakun e moskonstituimit të kuvendit rrezikojnë ti humbin afërsisht 1.2miliard $. Një pjesë e këtyre fondeve tani më veq janë humbur, por ende kemi mundësi që së paku diçka nga këto fonde të BE-së ti shpëtojmë, kuptohet kjo mund të bëhet nëse shpejtë e zgjidhim ngërçin me kuvendit dhe më pas e formojmë qeverinë.
Bashkimi Evropian nëpërmjet fondeve të IPA III, ka paraparë një buxhet prej 2.010miliard $, prej të cilave presin ratifikimin nga kuvendi hiq ma pak se 900milion të cilat veq janë afër të humbin sepse nuk po konstituhohet kuvendi i cili duhet ti ratifikoj marrëveshjet ndërkombtare.
Çka ka humb e sa pritet të humb Kosova nga kjo papërgjegjësi e një lideri i cili për shkakun e egos së tij po zvarritë konstituimin e institucioneve shtetrore:
- Fondet e IPA III nga BE në vlerë prej 75 milion euro nga programi IPA III për vitin 2024 të parapara për zhvillim ekonomik, ambient mjedisor dhe sundim të ligjit tani më veq janë humbur.
-
202 milion $, fonde këto të MCC-së të miratuara e të garantuara për sektorin e energjisë, tani më me shumë gjasë do të humben, meqë këto fonde me vendime direkte të presidentit Trump janë pezullu dhe përkundër që qeveria i ka paraparë të njejtat për blerje të akumulatorëve për ta akumulu rrymen që se ka kërkund hiq. Moskonstituimi i kuvendit ka ndihmu që të rrezikohen edhe këto fonde që thuhet se janë të garantuara përkundër vendimeve të presidentit.
-
Tani më secili nga ne e din se Trump ka blloku fondet qeveritare të USAID-it nga çka Kosova në të kaluarën thuajse për çdo vit ka fitu rreth 500 milion $, këto fonde nuk varen direkt nga moskonstituimi i kuvendit, por megjithate kjo zvarritje ka impakt e sidomos mos themelimi i qeverisë domosdo që ka ndikim në projektet që i financon USAID-i.
-
BE, buxhetin total për IPA III për vitin 2025 ka paraparë 2.010miliard $, prej kësaj vlere Kosova rrezikon të humb 900milion $, vetëm për shkakun që nuk po themelohet kuvendi e më pas edhe qeveria dhe institucionet tjera.
Fondet e parapara për sundimin e ligjit, qeverisje të mirë, agjendë të gjelbërt, rritje konkurruese dhe zhvillim ekonomik nuk është mirë të humben e sidomos jo për këte popull që po ballafaqohet me shumë probleme e vështirësi në të gjitha këto fusha që i financojnë këto lloj fondesh.