-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ AMP ekzekuton urdhra ndalimi për tre policë dhe një doganier

Kryesoret

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit për tre punonjës policie dhe një doganier. Ata janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Ata janë: Lekë Çekrezi, punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.

Fatjon Hamzi, punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.

Tonin Melaj, punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.

Selami Ethemi  me detyrë Doganier në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.

Me 17 shtator të vitit 2023 një kamion me targa shqiptare, pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë nëpërmjet Pikës Kufitare “Hani i Hotit”, në kundërshtim me ligjin dhe procedurat standarde, është ndaluar nga policia e Pikës së Kalimit Kufitar “Bozaj”, Mali i Zi.

Gjatë kontrollit në kamion është gjetur një sasi prej 442.084 kg lëndë narkotike e dyshuar “Canabis Sativa”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit