-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Vullneti i qytetarëve u deformua me presione

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat u shpreh se kryeministri Edi Rama ndodhet në panik para zbulimit të manipulimeve në zgjedhje.

“Rama ndodhet në panik para zbulimit të manipulimeve në zgjedhje. Ai nuk lejon as njerëzit e vet të kenë transparencë tek votimet”, tha Blushi.

Ai thekson se Partia e Lirisë distancohet nga këto zgjedhje, pasi sipas tij janë një farsë. Blushi u shpreh se kur vidhet vota dhe popullit i vidhet dinjiteti.

“Deformimi i vullnetit të qytetarëve përmes presionit, shantazhit, frikës, varfërisë së qëllimshme dhe kontrollit të çdo aspekti të jetës së përditshme është një akt kriminal që nuk mund të amnistohet. Vota është arma më e fortë e qytetarit në një sistem demokratik – dhe kur ajo vidhet, i vidhet popullit dinjiteti, liria dhe e ardhmja.

Partia e Lirisë rithekson vendosmërinë për të vijuar betejën politike, institucionale dhe qytetare për mbrojtjen e votës së lirë. Ne jemi dhe do të mbetemi në krah të çdo qytetari që kërkon drejtësi, barazi dhe mundësinë për të vendosur vetë për të ardhmen e tij, përmes një procesi zgjedhor të ndershëm dhe të besueshëm”, tha Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit