-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fitoi mandatin në listë të hapur, reagon Fatmir Xhafaj: Garë e vështirë dhe konkurrese

Kryesoret

Fatmir Xhafaj ka reaguar me anë të një postimi pasi ka fituar mandatin në listën e hapur të Partisë Socialiste në qarkun Tiranë. Xhafaj ka falenderuar të gjithë ata që e kanë votuar dhe shprehet se ishte një garë e vështirë dhe shumë konkurrese.

Ai thotë që ndihet i lumtur dhe krenar që shikon vota besimi. Gjithashtu ka shprehur mirënjohje për bashkëpunëtorët dhe ekipin e tij elektoral.

“Ishte një garë e vështirë, shumë konkuruese, me sfida të shumta e në disa aspekte jo dhe shumë e barabartë, por dhe një proces me sulme të ulëta nga disa individ që nuk nguruan të lëshonin edhe kësaj radhe në ndonjë media breshërinë e shpifjes dhe baltës ndaj meje me një qëllim të vetëm se si të isha humbës në këtë garë. Po ne ja dolëm me sukses duke fituar mbi ta dhe mbi të gjitha pengesat e ngritura!

Njësia 10, është njësia me numrin më të vogël të zgjedhësve në të gjithë qarkun e Tiranës dhe kjo ishte një ndër vështirësit tona kryesore, një ndër pabarazit e nisjes së kësaj gare në raport me konkurentët e tjerë brenda listës sonë. E megjithatë ne përseri ja dolëm me sukses. Vetëm 12% e votave të marra janë nga njësia 10, të tjerat nga gjithë qarku. Gjithçka, votë pas vote, me komunikime e takime të shumta me zgjedhësit dhe me një ekip vullnetarësh elektoral në të gjithë qarkun që funksionoj në përditshmëri e plot përkushtim.

Janë vota të vërteta dhe të sinqerta, votë e kërkuar me përunjësi dhe respekt, votë e dhënë me zemër nga plotë 13.673 zgjedhës.

Jam tejet krenar kur shoh njerëzit që kanë punuar me mua në këtë fushatë, pa asnjë lloj interesi, pa asnjë përfitim material apo financiar, por vetëm me besim dhe përkushtim njerëzor.

Jam shumë i lumtur dhe krenar kur shoh votat e mbledhura me respekt të plotë për shenjtërinë e votës së lirë. Janë thjesht vota besimi!”, shprehet Xhafaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit