Pas 9 ditësh ka përfunduar sot procesi i numërimit të votave të diasporës. Sot në Parkun Olimpik u lexua vota e fundit që vionte nga diaspora dhe i takonte qarkut të Elbasanit. Diaspora për herë të parë ka votuar dhe ka ndikuar në rezultatet e disa qarqeve.
Në Vlorë i dhanë Partisë Socialiste mandatin e 9-të, ndërsa në Tiranë dy deputetet socialiste, Blerina Gjylamenti dhe Olta Xhaçka luftuan deri në minutën e fundit për të fituar. Ku si rezultat vetëm Olta Xhaçka arrriti që të futet në Parlamentin e ri.
Ndërsa në Lezhë, diaspora ishte vendimtare për mandatin e Admir Kadelit, i cili fitoi me 27 vota më shumë se socialistja Marinela Neli.
Gjithashtu Partia Socialiste rezultoi fituese 83 mandate në zgjedhjet e 11 majit dhe Partia Demokratike 50. Ndërsa PSD mori 3 mandate, Partia Mundësia 2 dhe Nisma Shqipëria Bëhet e Lëvizjes Bashkë, me nga 1 mandat secila.