-sidi education-spot_img
14.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Temperatura të larta, vranësira në veri

Kryesoret

Territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë një ditë të mbizotëruar nga kthjellimet dhe moti i ngrohtë, veçanërisht në zonat qendrore dhe jugore të vendit.

Sipas parashikimeve, temperaturat e ajrit do të jenë në rritje, si në vlerat minimale, ashtu edhe në ato maksimale. Ato do të variojnë nga 6°C në Pukë, deri në 28°C në qarqet Elbasan dhe Berat — duke bërë këtë një nga ditët më të ngrohta të javës.

Megjithatë, në orët e pasdites, do të ketë shtim të vranësirave në pjesën veriore të vendit, me një mundësi të lehtë për reshje të izoluara shiu gjatë natës, kryesisht në skajin verior.

Era do të jetë e lehtë në tokë, ndërsa në det do të fryjë mesatare, me një shpejtësi që arrin deri në 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor. Si pasojë, në vijën bregdetare pritet dallgëzim i ulët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit