-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhemal Qefalia: Kërkesën për rishikim të votave e tërhoqa përpara ndërhyrjes së Ramës

Kryesoret

Kandidati për deputet i qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste, Xhemal Qefalia ka reaguar pas kërkesës drejtuar KQZ për vënien në dispozicion të pamjeve filmike të numërimit të votave.

Qefalia ka thënë se kërkesa ishte tërhequr përpara ndërhyrjes së Ramës duke hedhur poshtë spekulimet për presion ose ndërhyrje politike.

“Është abuzuar me kërkesën tonë për rinumërim votash, nuk është dashur aspak ndërhyrja e kryeministrit për t’u tërhequr nga kërkesa. E kisha tërhequr kërkesën për të parë pamjet e numërimit të votave edhe përpara se të reagonte Rama.

E morëm mandatin e katërt, sepse në tre mandate kemi punuar dhe kemi bërë reforma të vlerësuara nga BE-ja dhe PS është e vetmja forcë politike që mund ta fusë Shqipërinë në Bashkimin Europian. Humbësi i zgjedhjeve, PD, duhet ta pranonte rezultatin”, ka thënë Qefalia në News24.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit