-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kanadaja synon të përfshihet në projektin amerikan të “Kupolës së Artë”

Kryesoret

Kanadaja është në bisedime me SHBA-në për t’u bërë pjesë e projektit të ri mbrojtës “Kupola e Artë”, një sistem kundërraketor i prezantuar nga Presidenti Donald Trump, me qëllim përballimin e kërcënimeve ajrore të avancuara.

“Kanadaja ka shprehur interes. Edhe ata duan mbrojtje, dhe ne gjithmonë i ndihmojmë,” deklaroi Trump, duke bërë të ditur se investimi fillestar është 25 miliardë dollarë, ndërsa totali mund të arrijë 175 miliardë deri në fund të mandatit të tij.

Sistemi, i frymëzuar nga “Iron Dome” izraelit, do të përfshijë raketa dhe sensorë në orbitë për të kapur raketat që vijnë nga çdo drejtim. Megjithatë, ekspertët shprehen skeptikë për shkak të kompleksitetit dhe kostove të larta.

“Do të nevojiten mijëra satelitë dhe teknologji shumë të avancuara. Nuk është realiste të përfundojë brenda një mandati,” tha Shashank Joshi nga The Economist.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit