Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i ktheu përgjigje Partisë Demokratike për kërkesën e saj në lidhje me votat e diasporës, më konkretisht zarfet e ardhura nga Greqia. Celibashi thotë se më 16 Maj nuk janë konstatuar vota të ardhura të parregullta. Komisioneri rendit vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të rrëzuar kërkesën e PD-së, e cila donte shfuqizimin e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve për të mos i veçuar votat e Greqisë.
“Për këtë arsye, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi vazhdimin dhe përfundimin e numërimit dhe të vlerësimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të votuesve nga jashtë të ardhur në KQZ, si dhe tabelimin e rezultateve përkatëse për subjektet zgjedhore, kandidatët që i janë nënshtruar votimit për çdo qark. Vlerësimi dhe numërimi i dokumentacionit zgjedhor të ardhur nga shteti grek rinisi më datë 17.05.2025”, thuhet të përgjigjen e Celibashit.
Në fund, ai i bën me dije Partisë Demokratike se gjatë gjithë fazave të administrimit të procesit të votimit, që nga ajo e vulosjes së tyre e deri në numërim ka patur të pranishëm vëzhgues në sallë nga ana e tyre. PD akuzon se procesi i votës së diasporës është manipuluar jo vetëm në Greqi, por edhe në shtete të tjera.








