Ditën e sotme një 41-vjeçar shqiptar i identifikuar si Altin Arapaj u ekzekutua në vreshtin e tij në zonën bregdetare të Rafinës në Athinë. Shqiptari u qëllua me armë zjarri brenda një vreshti, ku plumbi e kishte goditur në faqe.
Ai pak para se të ndërronte jetë ka telefonuar gruan e tij dhe i ka treguar emrin e autorit. Sipas mediave greke, shqiptari ka thënë “më ka qëlluar një mik”.
Shqiptari rezulton si person me precedentë penale në Greqi. Sipas informacioneve paraprake motiv i vrasjes dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës mes viktimës dhe autorit.
Ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
U ekzekutua në vreshtin e tij, para se të ndërronte jetë shqiptari tregon emrin e autorit