-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditet kontrabanda e mallrave, arrestohen dy persona në Gjirokastër

Kryesoret

Policia e Gjirokatrës ka arrestuar dy personat, pronarin e një magazine A.Z., 55 vjeç dhe drejtuesin e kamionit P.Q., 58 vjeç.

Ata akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”, të kryera në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit në magazinën e A.Z., u gjet kamioni i mbushur me një sasi nafte, një depozitë me rreth 1000 litra naftë, pajisje për peshimin dhe shkarkimin e naftës, 3 800 litra vaj ushqimor dhe 170 litra alkool (raki), të dyshuara të kontrabanduara.

Ndërsa materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit