Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliajt.
Xoxa kishte kërkuar që të merrte telefonin dhe sendet e tjera të sekuestruara më parë si pjesë e hetimit të Prokurorisë së Posaçme ndaj saj.
Ajo kishte bërë rekurs por kjo nuk është pranuar nga gjykata. Ajola Xoxa është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe akuzohet për “korrupsion dhe shpërdorim të fondeve publike”.